“Kulla” e pastrimit të ajrit mund të zgjidh problemin e ndotjes në Indi

TË FUNDIT

E vendosur në një park në një nga qytetet më të ndotura në botë, një “kulla” e hijshme filtruese ka pastruar në ajrin përreth që nga vera e kaluar në Indi.

E quajtur Verto, pajisja 5.5 metra e gjatë (18 këmbë) redukton nivelet e dioksidit të azotit dhe grimcave të imëta të rrezikshme duke filtruar 600,000 metra kub ajër në ditë.

Arkitektët që qëndrojnë pas shpikjes besojnë se projekti i tyre mund të zgjerohet për të pastruar hapësira të mëdha publike, lagje dhe madje edhe qytete të tëra.

Të dizenjuara nga firma e arkitekturës Studio Symbiosis, e cila ka zyra në Indi dhe Gjermani, kullat përmbajnë pesë “kuba” të filtrimit të ajrit të vendosur brenda një guaskë gjeometrike.

Bashkëthemeluesit burrë e grua të firmës, Amit dhe Britta Knobel Gupta, thonë se pajisjet e tyre me ventilator mund të pastrojnë ajrin brenda një rrezeje prej 200 deri në 500 metra (656 deri në 1640 këmbë) në hapësira të mbyllura, megjithëse jashtë kjo distancë do të ishte 100 deri në 350 metra (328 deri në 1,148 këmbë), në varësi të shpejtësisë së erës dhe sa i hapur është ambjenti.

Duke e nxjerrë emrin e tij nga fjala latine “vertente” ose “për t’u kthyer”, forma e përdredhur e Vertos është projektuar për të shtyrë sa më shumë ajër të jetë e mundur nëpër sipërfaqen e pajisjes, ku thithet në filtra dhe nxirret. Duke përdorur filtra nga firma gjermane Mann+Hummel, arkitektët e Studio Symbiosis u fokusuan në krijimin e formës më efikase për kullat, me modele dixhitale që simulojnë kushte të ndryshme të erës.

Filtrat, të cilët duhet të ndryshohen çdo tre deri në nëntë muaj, janë pjesërisht të riciklueshëm, Zhurma e krijuar nga kullat është, maksimumi 75 decibel, e ngjashme me atë të një blenderi standard kuzhine.