Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore vende-vende nëpër rrugë të lagështa, në disa vende ka edhe mbetje të dëborës në rrugë.
Për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit është e mundur edhe paraqitje e ngricave.
Në ndërprerje të tërësishme është komunikacioni në rrugën ndërmjet fshatrave Rankovcë dhe German, ndërsa në disa akse të tjera rrugore ka ndalesë të lëvizjes për automjetet e rënda transportuese.
Lidhja auto-moto e Maqedonisë në mëngjes informon se në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit ka ndalesë komunikacioni për automjetet e rënda transportuese dhe autobusët, në pjesën Mavrovë-Dibër ka ndalesë për komunikacion vetëm për kamionë me rimorkio, ndërsa nga Dibra drejt Strugës ka ndalesë për automjete të rënda transportuese.
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
