Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me korona, Qeveria miratoi masa të reja mbrojtëse. Masa e parë ia shkurton orarin e punës objekteve hotelierike. Prej nesër pas orës 21 qytetarët nuk mund të shkojnë për kafe nëpër restorante ose kafene. E masa e dytë ndalon grupimin e qytetarëve mbi katër persona nëpër hapësira publike pas orës 21.
“Shkurtohet orari i punës i objekteve hotilerike deri në orën 21:00 përpos shërbimeve me porosi dhe nga sportelet. Ky vendim vlen edhe për objektet hotilerike në pompat e benzinave, ndërsa nuk vlen për objekte të aeroportit TAV në Shkup dhe Ohër. Në seancë sollëm vendim që të ndalohet grupi i më shumë se katër persona në ambient të hapur pas orës 21:00.
Qeveria solli vendim për rekomandim për të gjithë qytetarët e vendit dhe të huaj, që të mos lëvizin në hapësira publike pas orës 21:00 nëse nuk kanë ndonjë nevojë të domosdoshme”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Pronarët e lokaleve ankohen se u ka rënë puna dhe nuk pajtohen me reduktimin e orarit deri në 21.
“Është shumë herët por e kemi parë që nuk ka gjasa të punojmë më shumë. Kemi vendosur që të bëjmë një pauzë dy muaj ose tre, deri sat ë qetësohet kjo situatë dhe të punojmë si duhet. Pres sot e kemi mbyllur dhe do ta përcjellim situatën, të shohim si do të shkojë, deri tani që kemi punuar nuk po shohim ndonjë përspektivë që ia vlen të punosh”, tha pronari i një lokali.
“Si po e shihni edhe vetë, siç e potencuat kemi vetëm një klient të ulur. Ka ndikuar shumë pandemia, kanë frikë qytetarët për të dal. Gjatë ditës ka patur klientë? Realisht jam ndërrimi i dytë, kam ardhur në mbrëmje por nuk është që edhe ditën ka diçka më shumë. Është e njëjta, e njëjta vijon edhe ditën, domethënë se kanë frikë, distance dhe të tjerat”, thotë një banakier.
Në lidhje me këtë vendim kanë reaguar edhe nga Oda e pavarur e hotelierëve. Duke vlerësuar se kjo masë do të përkeqësoj situatën nëpër objekte hotelierike, duke ndikuar që pronarët e lokaleve të lëshojnë nga puna punëtorë dhe të kenë humbje në profit.
Mes tjerash Qeveria ka angazhuar Ministrinë për punë dhe politikë sociale që në afat prej 15 ditësh të dorëzojë zgjidhje ligjore për ndryshime ligjore që e diela të shpallet ditë jo pune.
