Kufizimet në pandemi, Gjykata Evropiane: Rimbursim turistëve që s’morën shërbimet

TË FUNDIT

Udhëtarët paketat turistike të të cilëve u anuluan si pasojë e kufizimeve për të luftuar pandeminë e COVID-19 mund të kenë të drejtë për një rimbursim të pjesshëm.

Kështu ka deklaruar të enjten Gjykata Evropiane e Drejtësisë, pasi iu kërkua një opinion lidhur me çështjen nga një gjykatë në Gjermani.

Ata kërkojnë një reduktim prej 70 për qind të çmimit për shkak të kufizimeve që u vendosën dy ditë më vonë dhe për shkak të kthimit të tyre të parakohshëm.

Kur u vendosën kufizimet më 15 mars, plazhet u mbyllën, u zbatua një shtetrrethim dhe paditësit u lejuan të dilnin nga dhoma e hotelit vetëm për të ngrënë, deklaroi gjykata e BE-së.

Ndërsa dy ditë më vonë, ata u detyruan të ktheheshin në Gjermani. Operatori turistik refuzoi të bënte rimbursimin me argumentin se nuk mund të konsiderohet përgjegjës për atë që ndodhi.

Por Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se një udhëtari i takon reduktimi i çmimit të paketës së tij në rastin kur shërbimet që përfshin ajo nuk zbatohen për shkak të kufizimeve, siç ndodhi në rastin e COVID-19.

Institucioni theksoi se, nuk ka rëndësi nëse kufizime të tilla vendosen në vendin e banimit të udhëtarit, apo në vende të tjera.