Kufizime të reja në Kosovë për shkak të epidemisë Kovid-19

TË FUNDIT

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë vendosur të ashpërsojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së epidemisë Kovid-19, pasi ditët e fundit u regjistruan numra rekord të të sapoinfektuarve me koronavirus, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, informon se nga sot, 2 nëntor, qendrat tregtare dhe objektet hotelierike do të ndalohen të punojnë nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç shërbimit “tejk avej” për furnizuesit e ushqimit.

Institucionet publike dhe private udhëzohen të zvogëlojnë personelin, pasi kjo masë nuk zbatohet për institucionet e sigurisë dhe shëndetit.

Ndër masat e tjera është detyrimi i universiteteve publike dhe private për të kryer mësime ekskluzivisht në internet.

Zemaj informon se këto masa do të analizohen në dy javët e ardhshme, pas çka ato mund të rishqyrtohen.

Gjithsej, sipas statistikave zyrtare nga autoritetet shëndetësore të Kosovës, virusi është zbuluar tek 20.179 njerëz të testuar me metodën RT-PCR.

Sipas raportit të fundit nga Instituti kombëtar për shëndet publik të Kosovës, deri tani kanë vdekur 688 persona, ndërsa 15.611 persona kanë mposhtur virusin.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, ka 3.880 persona të infektuar me Kovid-19 në Kosovë. bs/bsh