Kufijtë me Kosovën dhe Serbinë mund të mbyllen sërish?! Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse për këtë do të debatojë nesër

TË FUNDIT

Duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni i Sëmundjeve Infektive në takimin e nesërm do të bisedojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me koronavirusin në rajon dhe vendet fqinje dhe është e mundur kthimi i masave në drejtim të parandalimit të rreziqeve potenciale për shëndetin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, Ministria e Shëndetësisë do të informojë për vendimet e komisionit, qëndron në kumtesë./MIA