Ku u harrua “Shkupi – Park Teknologjik”?/ Koler: Do të sigurojë zhvillim dhe shumë vende pune

TË FUNDIT

Para tre vjetësh ish-kryeministri Zoran Zaev prezantoi projektin “Shkupi Park Teknologjik”. Parashihet që ai të  ketë ndikim të madh në ekonomi, por deri tani nuk ka asnjë lëvizje për zbatim. Dokumentacioni i plotë ligjor që projekti të marrë statusin e investimit strategjik është dorëzuar më 27 janar, njoftoi në emisionin “Click Plus”, Steve Kohler, president i “Ridge Global”, kompani që është një nga partnerët dhe investitorët më të mëdhenj të projektit.

“Unë e di që një nga pikat kyçe që po flasim për momentin është se muajt e fundit kemi pritur emërimin e një investitori strategjik. Kjo do të jetë vendimtare për këtë projekt. Qeveria do të na mbështesë edhe më shumë se sa thuhet në rregullat për zonat e jashtme ekonomike. Ata do të na konsiderojnë si prioritet dhe ky është një mesazh shumë i fortë. Sa herë që ka një grup zhvillimi si i yni që dëshiron të bëjë një investim domethënës në një vendndodhje, është mirë të dimë se do të kemi mbështetjen e qeverisë”- deklaroi Steve Kohler, President I “Ridge Global”.

Është paraparë që përmes këtij projekti Prodhimin E Brendshëm Bruto të rritej me miliarda euro në tre vitet e para. Kohler thotë se pret që Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret t’i mbështesë.

“Dua të shtoj se një projekt i tillë do të krijojë shumë vende pune për qytetarët e Maqedonisë, në të gjitha nivelet dhe do të sigurojë zhvillim, nga ajo që ne e quajmë platformë për zhvillim ekonomik, që do të thotë se do të jetë tërheqës për shumë sektorë të ndryshëm. Ka kuptim që Qeveria do ta mbështesë këtë”- tha Steve Kohler, President i “Ridge Global”.

Nga Qeveria nuk morëm përgjigje se deri ku është rishikimi i dokumentacionin të dorëzuar nga projekti “Shkupi Park Teknologjik”.