“Jo për shkeljen e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive, po për respektimin e zërit të punëtorëve, po për një pagë të mirë, po për një jetë të denjë.”
Kjo ishte thirrja e Konfederatës së Sindikatave të Lira në protestë para Kuvendit për shkak të miratimit të Projektligjit për zyrtarët administrativ, i cili ka hyrë në procedurë parlamentare.
Kryetar i KSL-së Bllagoja Rallpovski thotë se ligji është i dëmshëm për punëtorin në çdo aspekt.
“Sot jemi këtu të dërgojmë një porosi, i thërrasim të gjithë deputetët që të na bashkohen të fillojnë të mendojnë vetëdijshëm dhe t’u ndihmojnë punonjësve dhe të guxojnë të tregojnë që kanë gabuar, ta tërheqin atë ligj që është i dëmshëm në çdo aspekt për punëtorin”, tha Bllagoja Rallposvki, kryetar i KSL-së.
Rallpovski u shpreh se me Projektligjin për zyrtarët administrativë u mohohet e drejtat krueciale e punëtorëve, nxjerrja e pagës minimale, si dhe mosrespektimi i Ligjit për pagën minimale.
“Në mars nuk do të fitojnë asgjë, asnjë kompromis do të qëndrojnë në pagat e njëjta, punonjësit e sektorit publik do të vazhdojnë të marrin pagë minimale. Ky ligj është shumë i rëndësishëm për sektorin publik, sepse nuk mund të kemi shërbime shtetërore që marrin pagë minimale, dhe të kërkojmë profesionalizëm nga administrata”, deklaroi Bllagoja Rallposvki, kryetar i KSL-së.
Në mbështetje të sindikalistëve doli edhe një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së.
Përndryshe, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, dje tha se shumica qeverisëse nuk po ngutet që me procedurë të shkurtuar ta kalojë Projektligjin për administratorët para zgjedhjeve, sepse për të është punuar për shtatë vite.
