KSL në protestë, të pakënaqur nga të drejtat e punëtorëve

TË FUNDIT

Konfederata e sindikatave të lira doli në protestë paralajmëruese për shkak të, siç thonë, pakënaqësisë nga gjendja aktuale në vend në lidhje me të drejtat e punëtorëve. Vendimi për protestën është sjellë në organet më të larta të Sindikatës më 7 prill. Protesta filloi në bulevardin Goce Dellçev përballë Televizionit të Maqedonisë, vazhdoi drejt Kuvendit, ndërsa destinacioni i fundit ishte Qeveria. Kjo protestë paralajmëruese para Qeverisë, siç thonë nga Konfederata e sindikatave të lira, nëse nuk ndryshon asgjë, protestat do të vazhdojnë.