Ditëve të fundit numri i personave të prekur nga COVID-19 është rritur dukshëm, andaj Komisioni për Sëmundje Ngjitëse mbajti mbledhje ku kanë diskutuar për disa propozim masa, për të cilat në mënyrë plotësuese do të sillen vendime dhe konkluzione. Sot nuk u soll asnjë vendim.
Gjatë mbledhjes së Komisionit u shqyrtua propozimi për shkurtimin e kohës së izolimit të personave pozitiv me COVID-19 asimptomatik. Për këtë propozim anëtarët do të sjellin vendim pas një diskutimi i cili do të bëhet ditëve në vijim.
U shqyrtua edhe mundësia për ndryshimin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë 2021/22. Vendimi për këtë do të sillet pak para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, e vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend. Çdo vendim eventual për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë do të jetë në pajtim me Ministrinë e Arsimit.
Dje disa pjesëtarë të Lëvizjes “Mbështetje për mësim online”, para Qeverisë kërkuan që mësimi në gjysmëvjetorin e dytë të fillojë online duke pasur parasysh rritjen e infektimeve të reja. Ana Gligorova tha se deri më tani në shkolla nuk janë respektuar protokollet e vendosura për mbrojtje në shkolla.
“Vlerësojmë deri më tani nuk janë përmbajtur protokolleve, fëmijët infektoheshin në nëntor edhe pse këtë e fshihnin ishin online sipas ligjit kanë pasur mobing nga disa mësimdhënës edhe një pjesë e madhe e tyre kanë qenë korrekt”, deklaroi Ana Gligorova, Lëvizja “Mbështetje për mësim online”.
Për këtë ka reaguar mjeku dhe profesori i mjekësisë Niko Beqarovski, duke shkruar në Facebook se vendi i fëmijëve është në shkollë, ndërsa Lëvizjen “Mbështetje për mësim online” e quajti lëvizje të vetëshpallur.
“Nëse në Greqi me mbi 20.000 raste të reja dhe në Kroaci me 9000 raste të reja çdo ditë, SOT FILLOI MËSIMI ME PREZENCË FIZIKE, nuk ka arsye që ndonjë “SHOQATA E VETËSHPALLUR” të kërkojë mësim online në Maqedoni. Për fëmijët, Omicron është thjesht një virus, siç ndodh çdo dimër!!! Vendi i fëmijëve është në bankat e shkollës dhe i të papunëve jashtë arsimit. Vetëm fillimi mund të shtyhet deri të hënën, 24 janar”, tha Niko Beqarovski, mjek, profesor universitar.
Kujtojmë se pas festave të fundvitit dhe fillim vitit të ri filloi edhe vala e re e llojit omicron e virusit korona. Nisi më herët nga se ishte paralajmëruar, sepse parashikimet e mjekëve ishin që kjo valë do të fillonte në fund të muajit janar ose fillim të muajit shkurt. Ditëve të fundit shifrat e personave të prekur kanë kaluar mbi 1000 të infektuar në ditë, ndërsa qytetet më të prekura janë Shkupi, Manastiri, Kumanova dhe Prilepi.
