KSHZ ka anuluar gjithsej shtatë vendvotime

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur që të anulojnë shtatë vendvotime në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në seancë publike anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor bënë të ditur se anulim të votimit do të ketë në shtatë vendvotime edhe atë dy vendvotime në Kavadar, një në Kumanovë, një në Ohër, në Komunën Aerodrom dhe Komunën Qendër dhe një në Kërçovë.

Sipas KSHZ-së votimi është anuluar për shkak se në kutit e votimeve janë numëruar më shumë fletë votimi se sa votues të regjistruar.

Nga KSHZ-ja thonë se në këto qendra votimi nuk do të ketë rivotim sepse rezultati i këtyre vendvotimeve nuk ndikon në rezultatin final.

Pas rrethit të parë të zgjedhjeve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë dorëzuar 14 ankimime të gjitha nga shtabi i kandidatit për president, Gordana Siljanovska Davkova.