Komisioni Shtetëror Zgjedhor në pres konferencën e tretë për media njoftoi se ka akumuluar 95.67 % të vendvotimeve dhe deri në ora 15:00 527.068 qytetarë janë drejtuar për në kutit e votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani theksoi se dalje më të madhe ka në Makedonski Brod me 49.45%, Kriva Pallank 52.61%, Demir Kapi 49.17%, Demir Hisar 48.09% dhe Krushevë dalja e qytetarëve deri në ora 15 është 47.68%.
Nga KSHZ-ja bën të ditur se dalje më të ulët ka në Bogovinë me 10.49%, Qendër Zhupë 11.96% dhe Zhelinë deri në ora 15 në kutit e votimit janë drejtuar vetëm 9.03%.
Sa u përket zgjedhjeve lokale në Ohër dhe Novo Sellë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se në Ohër nga 52.303 qytetarë me të drejtë vote deri në ora 15 në kutit e votimit janë drejtuar 18.347 qytetarë që do të thotë 35.10%, ndërsa në komunën e Novo Sellës nga 11.365 qytetarë me të drejt vote deri në ora 15 vetëm 3.389 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës apo 33.78%./TV21
