Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme i propozoi Prokurorisë Publike që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetuese, që t’i sigurojë të gjitha dëshmitë e nevojshme, t’i konfirmojë të gjitha faktet relevante dhe të miratojë ligje dhe vendim juridik publik-prokurorial sa i përket realizimit të PDU-së “Ringu i madh” pjesa jugore në lindje, që përfshin hapësirën ndërmjet rrugëve “Vasil Axhilarski”, lumit Vardar dhe bulevardit “Koço Racin”, rrugës “Mirçe Acev”.
Nuri Bajrami, anëtar i KSHPK-së u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe të punësuarve në sektorin publik të theksojnë rastet e tilla dhe të bëhen mbrojtës të mjedisit jetësor.
