KS e KB-së: Rusia kundër vendeve perëndimore lidhur me rastin Navallni

TË FUNDIT

Rusia është ndeshur me Gjermaninë dhe pesë aleatët e saj perëndimorë në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-së për shkak të rastit me helmimin e aktivistit opozitar rus, Aleksej Navallni.

Ambasadori rus në OKB, Vasilij Nebenzia kërkoi dëshmi se helmi nervor Noviçok është i shfrytëzuar kundër kritikut të Kremlinit, ndërsa ambasadori gjerman, Kristof Hojsgen tha se rezultatet janë dorëzuar në Agjencinë ndërkombëtare për ndalesë të armës kimike.

Konflikti mes Rusisë dhe Gjermanisë zhvillohej në seancën mujore të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku morën pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së, Belgjikës, Britanisë së Madhe, Estonisë dhe Francës, të cilët kanë shprehur brengosje për pohimin e Berlinit se lideri opozitar rus Aleksej Navallni ka qenë viktimë e sulmit me armë kimike.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Xhonatan Alen, përkujtoi se helm i ngjashëm nervor ka qenë i përdorur edhe në jug të Anglisë në vitin 2018 kundër spiunit rus, Sergej Skripal dhe vajzës së tij.

Zëvendës ambasadori amerikan në KB e dënoi helmimin e Navallnit dhe i bëri thirrje Rusisë që t’i nxjerr para drejtësisë përgjegjësit për këtë incident.

Përfaqësuesi rus tha se nëse Berlini nuk i ndan dëshmitë, Moska do të konsiderojë se Gjermania po refuzon të bashkëpunojë dhe kjo “definitivisht do t’i prish marrëdhëniet ruso-gjermane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në tërësi”.