Kryhet transplantimi i katër i zemrës, Filipçe: Familjet po vetëdijesohen për dhurim të organeve

TË FUNDIT

Mëngjesin e sotëm, zemra e një pacienteje 51-vjeçare filloi të rrah përsëri. Ekipet mjekësore në vendin tonë kanë arritur sërish të realizojnë me sukses transplantimin e zemrës, njoftoi ministria e Shëndetësisë. Ky është transplantimi i katërt i zemrës në vendin tonë. Siç njofton Ministri Filipçe, në 24 orët e fundit, rreth 100 mjekë, infermierë dhe ndihmës-mjekë kanë punuar së bashku si ekip dhe treguan se si sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë të përsosur. Sipas Filipçes, tre pacientë janë përgatitur mbrëmë për transplantim të organeve – zemra dhe veshkat nga dhuruesi.

 “Transplanti i zemrës është kryer me sukses. Pranues i zemrës është një pacient 51 vjeçar, i cili nuk kishte zgjidhje tjetër pas të gjitha analizave, nuk ishte kandidat të pranojë zemër mekanike, ndërsa kishte dobësim të zemrës, që ia vështirësonte funksionimin normal dhe praktikisht përveçse aktor i transplantit në një farë mënyre nuk kishte shpëtim. Janë transplantuar me sukses dhe veshkat, te një 22 dhe 33 vjeçar”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.