Zëdhënësi i Komisionit evropian, Erik Mamer, konfirmoi se kryetarja Ursula Von der Lajen javën tjetër në Shkup do të bisedojë edhe për çështjen me Bullgarinë. Zëdhënësi nuk mundej të jepte më shumë detaje dhe tha se do t’u përgjigjet pyetjeve në konferenca për mediat që do të mbahen në vendet e rajonit.
Von der Lajen nga 28 deri më 30 shtator do t’i vizitojë të gjithë 6 vendet nga Ballkani perëndimor duke filluar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Nga BE-ja insistojnë se ky Samit nuk do të jetë samit për zgjerim por mundësi që të bisedohet për relacionet mes BE-së dhe rajonit. Shefja e KE-së do ta vizitojë rajonin një javë para samitit BE-Ballkani perëndimor i cili do të mbahet më 6 tetor në Slloveni me liderët e rajonit.
“Kryetarja shkon në Ballkanin Perëndimor që ta konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj rajonit, ata janë partnerë të BE-së me të cilët kemi lidhje shumë të forta dhe kjo vizitë do të jetë mundësi për të biseduar për këto relacionet duke përfshirë edhe këtë çështje bilaterale që e përmendët”, njoftoi Memer./TV21
