Kryetari i Parlamentit Evropian Dejvid Sasoli u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të lejohen të bashkohen në Bashkimin Evropian, duke e quajtur zgjerimin “projekt pozitiv për paqe dhe prosperitet”, njoftoi DPA.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin dhe Evropën në tërësi dhe të ndihmojë në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqëso”, deklaroi Sasoli për “Funke Mediengruppe”.
Sipas tij, ritmi do të varet nga përmbushja e kritereve të pranimit.
“Reformat duhet të zbatohen ende në secilin prej këtyre vendeve”, tha Sasoli, duke shtuar se “Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të përmbushë premtimet e tij dhe të njohë përparimin”.
BE-ja tashmë është duke negociuar pranimin në BE të Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate zyrtare, derisa Bosnje dhe Herzegovina, si dhe Kosova, konsiderohen kandidate të mundshme për negociata, shkruan DPA.
