Kryetari i Forumit Rinor të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Benjamin Qerimi me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Rinisë”, ka falenderuar të gjithë anëtarët e Forumit Rinor pranë sindikasë së Policisë së Maqedonisë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.
“Të nderuar anëtarë të Forumit Rinor pran Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, kam nderin e veçant që në emrin e Kryesisë të Forumit Rinor pran Sindikatës dhe në emrin tim personal t’ju uroj 12 gushtin “Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”.
Ju faleminderit për angazhimin dhe përkushtimin e juaj vetëmohues për të zgjidhur problemet dhe të gjjtha çështjet tjera që na prekin neve anëtarët e Forumit Rinor pran Sindikatës, veçanërisht muajve të fundit ku përballeni me pandemin e virusit “Kovid 19”.
Nder dhe krenari, por edhe obligim është për të qenë Kryetar, ose i pari mes anëtarëve të rinj të barabartë të Sindikatës, i cili për fat të keq është një ndër Sindikatat e rralla që hapi dyert për anëtarët e saj përmes Forumit Rinor, ku ne përfaqësuesit e të rinjve jemi anëtarë aktiv në organet më të larta sindikale, ku krah me krah marrim pjesë dhe i sjellim të gjitha vendimet në fushën e përmirësimit të statusit ekonomik dhe shoqëror dhe për realizimin e të drejtave të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencionin e Zbulimit, Agjencionin për Siguri Kombëtare dhe Drejtorisë së Policisë Financiare. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë -, thuhet në urimin e Kryetarit të Forumit Rinor pran Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Benjamin Qerimi.
