Kryeministrja finlandeze Sana Marin largohet nga Samiti i BE-së për t’u izoluar pas kontaktit me një të infektuar

TË FUNDIT

Qeveria finlandeze bëri të ditur se kryeministrja Sana Marin largohet nga Samiti i BE-së që të izolohet, pasi është konfirmuar se ka pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

“Jemi të informuar se kryeministrja Marin ka qenë në një ambient të njëjtë me një deputet i cili ka test pozitiv për Kovid-19 gjatë seancës së përbashkët të Komitetit të Madh dhe të Komitetit për Punë të Jashtme të Kabinetit, si dhe vende të tjera në ambientet e Parlamentit”, thekson pres shërbimi i Qeverisë finlandeze.

Për këtë, ajo menjëherë është larguar nga takimi i Këshillit Evropian dhe ka kërkuar nga kryeministri suedez Stefan Logven ta prezantojë Finlandën në pjesën tjetër të takimit.

Kryeministrja menjëherë do të kthehet në Finlandë, ku do të testohet për Kovid-19, pas çfarë do të izolohet.