Kryeministrja e Grenlandës me mesazh: “Zgjedhim Danimarkën, jo SHBA-në”

TË FUNDIT

Kryeministri i Grenlandës, Jens Frederik Nielsen, deklaroi se vendi i tij zgjedh Danimarkën dhe jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell TV21.

“Nëse duhet të zgjedhim midis SHBA-së dhe Danimarkës, këtu dhe tani, ne zgjedhim Danimarkën. Zgjedhim NATO-n. Zgjedhim Mbretërinë e Danimarkës. Zgjedhim Bashkimin Evropian,” tha ai në një konferencë për media së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

Deklaratat e tij vijnë një ditë para takimit kyç në Uashington midis ministrave të jashtëm të territorit gjysmë-autonom danez dhe Danimarkës me përfaqësues të lartë amerikanë, në një kohë të tensioneve të rritura mes aleatëve për shkak të retorikës së ashpër të SHBA-së.

Ndërkohë, Ursula von der Leyen deklaroi se BE-ja qëndron plotësisht pas sovranitetit të Grenlandës, dhe të njëjtën mesazh e përcolli edhe Emmanuel Macron.