Kryeministri Mustafa reagon

TË FUNDIT

Kryeministri Isa Mustafa, tha se nuk e ka ditur që një veturë e zyrës së kryeministrit është servisuar në kompaninë e djalit të tij, nje vlere rreth 2,900 euro, por ka shtuar se këtu nuk sheh asgjë të keqe.
Kryeministri Mustafa e quajti budallëllek që ky të bëhet lajm, sepse nuk është lajm nëse disa mjeshtër punojnë dhe e rregullojnë një makinë.
“Lajm i keq për neve është etja që të skandalizohen dhe të kriminalizohen ata qe punojnë”, shkroi kryeminsitri Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.