Kryeministri eci në këmbë 500 metra që të shohë se çfarë ka punuar kryetari Shilegov.
E kapi edhe lopatën.
TV21: Kryeministër, vështirë shkon me këmishë
Zoran Zaev: “Jo, unë jam i mësuar. Nuk kam qenë çdoherë kryeministër”.
Mbolli edhe zëvendësja e tij, Lukarevska, por kryeministri mbeti në mendime…
Zoran Zaev: “Nëse kalojnë ata të VMRO-së, do ta marrin”.
TV21: Mos po sulmoni ndonjë parti me kampanjë të gjelbër? Disa ndryshime që janë paralajmëruar sot?
Zoran Zaev: “Sot do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Por siç duket e hutuam kryeministrin. Kështu që në vend të Ditës së ambientit jetësor…
Zoran Zaev: “Sot është Dita e ekologjisë”.
Kryeministrit i pëlqeu mbjellja, kështu që dëshironte edhe më shumë të mbjellë por tashmë gjithçka ishte mbjellë. Kështu që, që të plotësohet dëshira e kryeministrit, u shkulën dhe nga fillimi u mbollën lule.
Zoran Zaev: “Eja, Petre, tani edhe ti”.
Petre Shilegov: “Nuk ka ku…”.
Zoran Zaev: “Ja këtu. Shiko këtu. . .”.
Zoran Zaev: “E ashtu, të lësh gjurmë. Drejtpërdrejtë”.
I pëlqeu mbjellja, kështu që para mediave deklaroi se Shilegov është favoriti i tyre.
“Unë besoj se ka ndërtuar një rejting serioz të lartë, për shkak se ka punuar edhe në kohë pandemie edhe në kohë të referendumit dhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale…”, deklaroi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Pak më shumë se 4 muaj para zgjedhjeve lokale, politikanët filluan fushatën. Kryeministri javën e kaluar mori pjesë në disa ngjarje nëpër Maqedoni, ndërsa partia VMRO-DPMNE vazhdimisht ka takime me qytetarët në terren.
BDI dhe Ali Ahmeti në ngjarjen në Likovë i dhanë mbështetje kryetarit aktual të kësaj komune, ndërsa BESA me shumë gjasa në Tetovë do të garojë me liderin Bilall Kasami.
Mbetet dilema me çfarë modeli do të shkojmë në zgjedhjet lokale dhe nëse partitë do të arrijnë pajtueshmëri për lista të hapura.
