Kryeministri italian mesazh Ramës: Ju presim në Evropën politike

TË FUNDIT

Kryeministri italian Mateo Renzi i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me fitoren e mbrëmshme në Armeni.

Renzi uron homologun dhe mikun e tij Rama për fitoren dhe kualifikimin për në kampionatin italian. Shqipëria merr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion, ndërsa po punon për t’u integruar edhe në BE.

“Rroft Shqipëria që u bë pjesë e Evropës së futbollit. Tani ju presim në Evropën politike”, thuhet në mesazhin që Renzi i ka dërguar Ramës.

Lajmin e bëri të ditur vet kryeministri i Shqipërisë në fjalën e mbajtur përpara futbollistëve të kombëtare në selinë e Kryeministrisë.