Kryeministri italian jep dorëheqjen

TË FUNDIT

Kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen.

Ai njoftoi pasditen e së enjtes vendimin që u mor pas një takimi kokë më kokë me presidentin e vendit, Sergio Mattarella.

Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e Lëvizjes 5 Yjet.

“Rrjedhimisht mazhoranca qeverisëse nuk ekziston më, ndaj në mbrëmje do të jap dorëheqjen”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit italian.

I njohur ndryshe si SuperMario, 73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.

Ai drejtoi qeverinë italiane që prej 3 shkurtit të vitit 2021.