Dy javë pasi ishte diagnostikuar me Covid-19, kryeministri i Kosovës Avdullah Hot ka konfirmuar se tashmë është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin për mediat e Prishtinës e konfirmuan burime nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se kryeministri sot është paraqitur në punë në zyrën e tij.
Në fillim të muajit Hoti publikoi se ka pasur test pozitiv të koronavirusit dhe paralajmëroi se do të vetizolohet dhe obligimet e punës do t’i kryejë nga shtëpia e tij.
