Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi 2 fëmijë

TË FUNDIT

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që në verë të këtij viti rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin.

“Ledian Goga në qershor 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Arachthos. Një akt vetëflijimi që shënon shembull humanizmi dhe heroizmi. Sot, ai është nderuar me shtetësi greke. I shprehim falënderimet tona!”, shkroi Mitsotakis në një postim në faqen e tij në Facebook.