Kryeministri francez do të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve rajonale

TË FUNDIT

Kryeministri francez Zhan Kasteks do të kërkojë që zgjedhjet rajonale, të cilat janë caktuar për në mars të vitit 2021, të shtyhen për tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kabineti i kryeministrit sot bëri të ditur se Kasteksi do të propozojë që zgjedhjet të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm.

Franca, me 1,9 milionë raste me Kovid-19, është vendi i katërt në botë sipas numrit të të infektuarve.

Për momentin në shtet janë në fuqi masa kufizuese për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.