Kryeministri bullgar Bojko Borisov pozitiv me Covid-19

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se është pozitiv ndaj koronavirusit.

“Edhe pse  IRSH zyrtarisht e shfuqizoi karantinën time, që nga e premtja i anulova të gjitha takimet dhe ngjarjet publike për ditët në vijim. Pas dy testeve PCR, prej sot jam pozitiv ndaj Kovid-19”, ka shkruar Borisovi.

Të shtunën, pas dy testeve negative, karantina e Borisovit u shfuqizua nga IRSH-Sofje.