Belgjika sot ashpërsoi masat kufizuese, duke përfshirë ndalimin e pjesëmarrjes së publikut në ngjarje sportive, mbylljen e parqeve tematike, për të luftuar Kovid-19. Kryeministri tha se qëllimi është të kufizohen kontaktet që nuk janë të nevojshme.
Gjithashtu, numri i njerëzve në ngjarjet kulturore është i kufizuar, kështu që do të ketë maksimumi 200 persona në teatro, salla koncertesh dhe kinema. Kufizimet do të jenë në fuqi deri më 19 nëntor.
“Ne po shtypim butonin e pauzës … Kemi një qëllim dhe ai është të kufizojmë kontaktet që nuk janë të nevojshme”, tha kryeministri belg Aleksander de Kroe në një konferencë për media.
Belgjika ka shkallën e dytë më të lartë të infeksionit për banorë në Evropë pas Republikës Çeke, kurse kafenetë, baret dhe restorantet tashmë janë të mbyllura dhe orë policore është vendosura brenda natës. Numri i të infektuarve të ri dje ishte më shumë se 10,500.
