Kryemadhi “djeg” TikTok-un, mes të rinjve ja merr këngës

TË FUNDIT

Deputetja e Partisë së Lirisë në Shqipëri, njëherë edhe bashkëshortja e ish presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi është shfaqur ndryshe këtë fundjavë.

Mes të rinjëve të LRI, Kryemadhi “është zhveshur” nga kostumi i ligjvënëses dhe ka dalë sportive duke u argëtuar.

Kryemadhi duke dashur të ndjekë edhe trendet e Tik Tok-ut, ka zgjedhur të performojë këngën “O moj e mirë e xhanit”, një hit veror nga Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj, ku shfaqet si një kërcimtare, me syze dhe drita rrethuar, ku e gjithë vëmendja e të rinjve është përqëndruar tek ajo.

@monika.kryemadhi Super LRI-ja 🔥❤️ #fyp #meemira #trend #monikakryemadhi #lights #tiktok #pl #partiaelirise #terinjte #lri ♬ original sound – Monika Kryemadhi