Ministri i Punëve të Jashtme në Turqi, Mevlut Çavushoglu pasditen e sotme ka arritur Ukrainë, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba.
“Solidariteti i Turqisë mbetet i palëkundur. Mirënjohës për mbështetjen politike dhe humanitare, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të Turqisë për t’i dhënë fund luftës shkatërruese të Rusisë kundër Ukrainës”, ka shkruar Kuleba.


