Kroacia gjeti “arsyen” për barazimin: Shkupi ka trajner më të mirë se Dinamo Zagreb!

TË FUNDIT

Shkupi befasoi Dinamon e Zagrebit dhe luajti 2 me 2 në stadiumin “Maksimir”, e këtë, mediat kroate e përshkruan si një tragjedi. Sigurisht se Dinamoja është klubi më i mirë në Ballkan, me buxhet dhe përvojë më të madhe në Ligën e Kampioneve, kurse Shkupi është prezantuar si ekip i cili ushqehet dhe fle në “Mekdonalds”, ndërsa futbollistët i rrahin në diskotekat e Shkupit. Megjithatë, në fund përjetuan dush të ftohtë në ndeshjen e parë në Zagreb. Mediat e atjeshme filluan “të hetojnë” pse Dinamo Zagreb luajti kaq keq dhe sulmoi trajnerin, Ante Çaçiq. Pohojnë se përparësinë që e ka Goce Sedlloski në raport me Çaçiqin është pozicioni i vetëm ku Shkupi qëndron më mirë se Dinamo.