Kroaci, sot mbahen zgjedhjet e 10-ta parlamentare nga pavarësia

TË FUNDIT

Në Kroaci sot po mbahen zgjedhjet për përbërjen e 10-të të Parlamentit kroat që nga pavarësia, për të cilat ekspertët thonë se janë më të pasigurtat deri më tani.

Sipas sondazheve të fundit, përparësi të vogël, por megjithatë njëfarë përparësie për fitore në zgjedhjet  i jepet koalicionit të partive “Restart”, të mbledhura rreth Partisë opozitare Socialiste Demokratike (SDP), kryetar i së cilës është Davor Bernadiq.

I dyti, sipas sondazheve të mendimit publik, është Unioni Demokratik Kroat (HDZ) i kryeministrit aktual Andrij Plenkoviq.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kroaci ishin caktuar për në dhjetor të këtij viti, por situata epidemiologjike e koronavirusit ndikoi në vendimin ndryshe dhe në votime të dilet disa muaj më parë.

Kush do të jetë fituesi do të vendoset nesër nga qytetarët e Kroacisë që do të zgjedhin nga 192 listat me 2.700 kandidatë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje, do të kenë 3.86 milionë votues, të cilët do të votojnë në rreth 7.000 vendvotime në Kroaci dhe jashtë saj. Zgjedhjet do t’i monitorojnë rreth 8.700 vëzhgues.