Kroaci, deputetja Katarina Peoviq sulmohet nga një deputet i HDZ-së

TË FUNDIT

Deputetja e Parlamentit të ri kroat, Katarina Peoviq nga Fronti Punëtor, thotë se sot në Sabor ka pasur incident, kur verbalisht ishte sulmuar nga një deputet i HDZ-së.

“Gjatë pauzës në parlament u sulmova verbalisht nga deputeti i HDZ-së, Vinko Zulim, i cili bërtiste çmendurisht se të parët e mi kishin masakruar njerëz. Tentuam që ta lusnim që të na lerë të qetë, por edhe kjo nuk ndihmoi, derisa njerëzit e tij nuk e tërhoqën nga kafeneja”, shkroi Peoviç në profilin e saj në Tuiter.

Zulum, gjithashtu, është kryetar me stazh më të gjatë në komunën dalmate Seget. Me emrin e tij në të kaluarën lidhen shumë skandale, ndërsa disa nga ato ishin për mashtrim dhe keqpërdorim të parave komunale për qëllime private, përkujton gazeta “Jutarnji list” nga Zagrebi.