Krizë e re, mijëra refugjatë strehohen në Kabul! Çfarë do të thotë kjo për botën dhe Maqedoninë?

TË FUNDIT

Brenda 8 ditëve të fundit, talebanët kanë pushtuan pothuajse gjysmën e 34 qyteteve të mëdha provinciale, duke e përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh në Afganistan. Krizë e re humanitare, kurse mijëra refugjatë po strehohen në Kabul. Biseduam me disa profesorë të sigurisë, të cilët paralajmërojnë për një valë të re emigrantësh në Maqedoni.

“Ajo që na brengos është se duhet të jemi të përgatitur për të kthyerit prej atje dhe të jemi të gatshëm sepse një valë emigrantësh sërish mund të sjellë valë serioze të cilat do të menaxhoheshin shumë vështirë shkaku i pandemisë dhe ekonomive në këtë pjesë të Evropës”, deklaroi Millan Stefanovski, analist.

“Me rëndësi është që Maqedonia të jetë në gatishmëri për një valë të re emigrantësh. Kuptohet numri dhe intensiteti i kësaj vale nuk mund të parashikohet, sepse gjithçka varet nga shumë faktorë. Por, në çdo rast pritjet janë se do të ketë një valë të tillë dhe nuk duhet Qeveria jonë, nuk e di për të cilën herë me radhë, sërish të befasohet”, tha Miodrag Llaboviq, profesor./TV21