Kriza rëndon arkën e qendrave shëndetësore! Fatura dhjetëfish më të larta, të papërballueshme për to

TË FUNDIT

Kriza energjetike ka nisur të godasë fort edhe qendrat më të vogla shëndetësore. Nga shtëpia e shëndetit në Vevçan thonë se në gusht kanë marrë masa dhe kanë kursyer rreth 1000 kilovat, duke e  ulur konsumin me 10%, por faturat sërish ju kanë ardhur shumë të larta dhe është e pamundur t’i mbulojnë nga buxheti i tyre.

 “Me këtë ritëm, duke pasur parasysh buxhetin që kemi, i cili është i njëjtë apo edhe më i vogël se ai i vitit të kaluar dhe me gjithë përpjekjet tona, na duket se deri në fund të vitit do të vihemi në një situatë shumë të vështirë nëse vazhdojnë me këtë ritëm të rritjes së çmimit të rrymës”, tha Dr.Jovan Stojkoski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Vevçan.

Vitin e kaluar kilovat orë në tregun e lirë ka qenë 3,7 denarë, sivjet është 37 denarë. Kjo ka bërë që të  Dhjetëfishohen faturat e energjisë elektrike sidomos nëpër spitale. Por barrë shtesë është rritja e çmimit të naftës, e cila është 50% më e lartë se vitin e kaluar. I kanë dërguar shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga kriza energjetike.

 “Po ashtu, nuk mund të harrohet edhe ngrohja bazë, e cila është me bazë nafte, vaji i ngrohjes është i barabartë në çmim e naftës. Kështu që në krahasim me vitin e kaluar në atë pjesë konsumi ynë është 15 deri në 20 tonë në vit, do të kemi një rritje prej rreth 50%. Kështu që do të duhet të subvencionohemi nga Ministria nga Fondi  që të mund ta kryejmë aktivitetin”, pohoi Dr.Jovan Stojkoski, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Vevçan.

Të gjitha institucionet publike shëndetësore do të pajisen me energji elektrike përmes shitjeve të EMV-së me çmim më të favorshëm se çmimi i bursës, paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovacevski ditë më parë.

 “Gjithashtu kemi sjellë vendim me të cilën të gjitha institucionet publike shëndetësore do të furnizohen me energji elektrike nëpërmjet shitjeve të EVM-së me çmim më të volitshëm se i bursës”, Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Shkollat ​​fillore dhe ato të mesme do të subvencionohen me të njëjtin çmim nga Qeveria, kjo vlen edhe për klinikat dhe spitalet bënë të ditur nga qeveria. Çmimi i përgjithshëm i prodhimit të EMV-së aktualisht është diku rreth 70 euro për megavat orë.