Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar pasojat juridike nëse deputetët nuk konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e 26 qershorit të Kushtetueses.
Vjosa Osmani në konferencë për media të martën, tha se kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit të mbetur prej katër ditësh për konstituimin e Kuvendit.
Osmani tha se nëse arrihet marrëveshja për konstituimin e Kuvendit, ajo do të tërheq kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese.
