Ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Watzinger ka deklaruar se të rinjtë duhet të jenë të përgatitur për çfarëdo lloj krizash apo fatkeqësish, përfshirë edhe luftën.
“Nga një pandemi apo fatkeqësi natyrore, apo qoftë edhe luftë, shoqëria gjermane duhet të jetë e përgatitur për kriza të tilla”, tha Stark-Watzinger.
Sipas saj, të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për kërcënimet që vijnë nga lufta dhe të jenë në gjendje të përballen me rreziqet, kërkoi Stark-Watzinger.
“Kjo nuk duhet të jetë një lëndë e veçantë shkollore, por duhet të jetë në përmbajtjen mësimore”, ka theksuar ministrja.
Ndërkaq, zëvendëskryetarja e CDU-së, Karin Prien është treguar kritike ndaj thirrjes së ministres së Arsimit për përgatitjen e të rinjve në rast lufte.
Sipas Prien, është përgjegjësi e qeverisë federale të merret me çështjet e mbrojtjes civile dhe sigurisë së jashtme.
“Kjo çështje duhet të diskutohet me ndjeshmëri dhe seriozitet të madh”, tha Prien, e cili është edhe koordinatore e shteteve të Unionit në Konferencën e Ministrave të Arsimit dhe Çështjeve Kulturore (KMK), transmetojnë mediat gjermane.
Gjithashtu, edhe politikania nga Rhineland-Pfalz, Stefanie Hubig nga SPD, e ka konsideruar sugjerimin e ministres për përgatitjen e nxënësve në rast lufte si të pakuptueshme.
