Për vetëm tre ditë krijuan një aplikacion që tregon tërmetet që ndodhin në Hënë dhe me këtë këta gjimnazistë të shkollës “Zef Lush Markut” fituan garën kombëtare të “NASA-s”.
“Ideja erdhi në fakt Nderim Nagavci prej “Youth Community Center” Çair, ka qenë i informuar për këtë sfidë dhe prej tij jemi organizuar të gjithë të shkollës “Zef Lush Marku” dhe kemi konkurruar”, tha Dijar Selami, nxënës.
“Përafërsisht kemi pasur kohë 3 ditë, mund të them që kemi qenë shumë të angazhuar ato ditë, secili e ka pasur rolin e tij në ekip. Rolet i kemi zgjedhur varësisht nga aftësitë tona”, pohoi Andi Ganiu, nxënës.
“Sfida kryesore ka qenë që nuk kemi pasur eksperiencë në atë fushë, por sidoqoftë kemi pasur aftësi tjera që na kanë ndihmuar për ta arritur qëllimin”, pohoi Jasir Idrizi, nxënës.
“Tregon tërmetet që ndodhin në Hënë edhe pikën ku ndodhin. Është ueb-sajt i cili mund të shkarkohet si aplikacion, ueb sajti është “moonquakes.earth” aty mund ta bëni “save” ueb-sajtin dhe ju ruhet në telefon”, deklaroi Krenar Ahmeti, nxënës.
“Fituan edhe ekipi “Aerth” që janë nga shkolla “Orce Nikollov” dhe “Korçagin””, pohoi Endrit Shaqiri, nxënës.
“Personalisht jo vetëm ne por ka fituar gjithë shqiptaria, sepse të marrin veshë të gjithë se çfarë djem kemi dhe çfarë të rinj”, pohoi Nderim Nagavci, mentor i ekipit.
Ky ekip tash e ka fituar të drejtën për të shkuar në SHBA që të shohin aktivitetet që ndodhin në bazën e NASA-as ndërsa zotohen se do të vazhdojnë të merren edhe me projekte tjera.
