Ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe fakulteti i informatikës në Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip kanë përgatitur një udhëzues për zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim. Ministrja Vesna Janevska tha se udhëzuesi në formë elektronike do të shpërndahet në të gjitha shkollat dhe se shumë shpejtë së bashku me fakultetin dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit do të fillojnë me trajnime për mësuesit.
“Në thelb përmban rekomandime që janë të destinuara si për mësuesit ashtu edhe për bashkëpunëtorët profesionalë, por edhe për nxënësit. Mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionalë do të duhet të mësojnë se si të përcjellin më lehtë njohuritë rreth përfitimeve dhe rreziqeve të përdorimit të inteligjencës artificiale, por edhe të njohin përdorimet e papërshtatshme të mjeteve teknologjike nga të rinjtë. Për nxënësit, do të ketë rekomandime se si të përdoret inteligjenca artificiale në mënyrë etike”, theksoi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Zoran Koceski, dekani i fakultetit të informatikës në Universitetin “Goce Dellçev” tha se ky udhëzues do të përditësohet vazhdimisht me trendet dhe njohuritë e reja.
“Fusha e inteligjencës artificiale është shumë dinamike, duke u zhvilluar dhe ndryshuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjëra të reja zbulohen çdo ditë dhe ne kemi njohuri të reja. Prandaj, është shumë e vështirë që ky dokument të mbulojë gjithçka, dhe për këtë arsye ne rekomandojmë që udhëzuesi të përditësohet rregullisht dhe të përshtatet me trendet dhe njohuritë e reja”, u shpreh Zoran Koceski – Dekan i Fakultetit të Informatikës në Universitetin “Goce Dellçev”.
Koceski shtoi se të gjithë nxënësit tashmë kanë qasje në inteligjencën artificiale dhe se ky udhëzues do t’u ndihmojë për pozitivitetin dhe negativitetin që ka.