Kreu i Kishës Ortodokse shqiptare, Janulatos, e fitoi betejën me Kovid-19

TË FUNDIT

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janulatos, e fitoi betejën me koronavirusin, njoftoi agjencia shqiptare Balkan ueb.

“Pas 12 ditëve të kaluara në një klinikë në Athinë, kreu Janulatos duhet të largohet nga spitali sot. Ai do të qëndrojë në shtëpinë e tij i izoluar, duke i ndjekur rekomandimet e dhëna. Ai kishte një formë të lehtë të sëmundjes”, thekson agjencia.

Lajmi se ai ishte infektuar me virusin e rrezikshëm u njoftua më 11 nëntor. Për shkak të moshës së tij dhe disa problemeve shëndetësore kronike dhe një sulmi në zemër në qershor të këtij viti, Janulatos u transferua në një klinikë në Athinë për trajtim të veçantë nga një ambulancë ushtarake greke C130.

Anastas Janulatos, 91 vjeç, është me origjinë nga Greqia, erdhi në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist ndërsa në 1992 u emërua në krye të AAC-së.

Pas 25 vjet qëndrimi në Shqipëri dhe krahas aplikimeve të paraqitura, në fund të dhjetorit 2017, ai më në fund e mori shtetësinë shqiptare. Dekreti për shtetësinë u nënshkrua nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Akoma në mjekim nga Kovid-19, në Itali është njeriu i pari i Kishës Katolike Shqiptare, peshkopi i Tiranës dhe dioqezës së Tiranës, si dhe kryetari i konferencës peshkopale të Shqipërisë, Xhorxh Entoni Frendo (74).