Për Ditën e 9 Majit – Ditën e Evropës kreu shtetëror ka dërguar urime deri te qytetarët dhe Bashkimi Evropian për dhënien e datës për çeljen e negociatave.
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski këtë akt e ka cilësuar si realizim të ëndrrës shumëvjeçare.
“Këtë vit u realizua ëndrra e shumë gjeneratave, e fituam vendimin për fillim të negociatave për anëtarësim. Së shpejti presim që të caktohet korniza negociuese dhe pas miratimit të së njëjtës, të fillojmë me procesin anëtarësues me konferencën e parë ndërqeveritare” deklaroi Stevo Pendarovski.
Ndërkaq kryeparalamentari Talat Xhaferi ka vlerësuar se Evropa ka qenë synim i kamotshëm, kurse me dhënien e datës vendi ecën drejt rrugës së vërtetë.
“Ishit synimi jonë, tani, vazhdojmë të ecim bashkë edhe më të fortë, edhe më të bindur se jemi në rrugën e vërtetë dhe jemi një familje”, deklaroi Talat Xhaferi – kryeparalmentar.
Për shkak të dhënies së datës dhe anëtarësimit në NATO, vendi ynë ka arsye më shumë për të kremtuar Ditën e Evropës, deklaroi kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
