“Krenaria jonë, përgjegjësia jonë”/ Birraria e Shkupit aktivitete për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit

TË FUNDIT

Birraria e Shkupit  ka vendosur  pengesa të lundrueshme në lumin Sateska dhe lumin Daljan, të cilat janë identifikuar si ndotës me mbetje lundruese dhe ambalazhuese në liqenin e Ohrit. Janë ndërmarrë aksione për pastrim bregut dhe fundit të liqenit, si dhe aktivitete të ndryshme që janë fokusuar ndërgjegjësimin e të gjithëve. Aktivitetet janë pjesë e projektit të Birrarisë së Shkupit, nën moton “Krenaria jonë, përgjegjësia jonë”, aktiviteti përmes të cilit synohet mbrojtja e Liqeni i Ohrit.

“Ju informoj se vendosëm pengesa në lumenjtë Sateska dhe Dalan, në bashkëpunim me komunat Ohër dhe Debërcë dhe me partnerin tonë Pakomak, me këtë do të ndalohet fluksi i mbeturinave në liqenin e Ohrit dhe do të mundësoj riciklimin e këtyre mbeturinave.”- deklaroi Dushan Mitrev, Drejtor i Përgjithshëm I Birrarisë 

 

“Kjo që është bërë në lumin Sateska dhe Dalan, ne si Pakomak e kemi pasur si ide edhe më parë, dhe është mirë që praktika të këtilla Evropiane po implementohen këtu në bashkëpunim me sektorin privat dhe është një shembull I mirë se sit ë veprojnë edhe kompanitë tjera”- tha Iko Brdarovski, Drejtor i Pakomak.

 

 “Eventi i sotëm tregon se me përpjekjet të kombinuara mundemi që së bashku  të kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, sidomos në Liqenin e Ohrit që është shumë i vlefshëm jo vetëm për ne por në suaza botërore”- tha Hristina Oxhaklieska, Zëvendësministre e Mjedisit Jetësor.