Kremlini zyrtarisht e mohon përzierjen ruse në sulmet kibernetike ndaj SHBA-së

TË FUNDIT

Zëdhënësi i presidentit rus, Vlladimir Putin sot zyrtarisht mohoi se shteti rus ka qenë i përzier në sulmet e paradokohshme kibernetike kundër Qeverisë amerikane.

“Rusia nuk është e përzier në sulme të tilla. Këtë e deklarojmë zyrtarisht dhe fuqishëm”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov në deklaratën që e transmetoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

“Çfarëdo lloj akuzash për përzierje të Rusisë janë absolutisht të pabaza, ato me siguri do të jenë vazhdim i rusofobisë së verbër që përdoret në rast të çfarëdo lloj incidenti”, tha Peskov.

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo javën e kaluar drejtpërdrejtë e akuzoi Rusinë për sulmet e tilla, duke thënë se është “mjaft e qartë se mu rusët janë marrë me me aktivitet të tillë”.

Agjencia amerikane për siguri kibernetike dhe infrastrukturë paraprakisht kumtoi se agjencitë qeveritare amerikane dhe subjektet kritike infrastrukturore nga muaji mars ishin komprometuar nga hakerë.