Bankat nuk kanë kufizim ligjor sa vjet do të jetë afati i kthimit të kredive që do të financohen nga 250 milionë eurot hungareze të destinuara për ekonominë, thonë nga Banka Popullore. Kjo d.m.th. se mund të jenë edhe në 10, 15 apo 20 vjet. Megjithatë shtojnë se çdo bankë komerciale ka procedura dhe rregulla se si financohen kompanitë.
Kjo shkon në interes të deklaratës së djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se është arritur marrëveshje me Asociacionin bankar maqedonas që paratë nga kredia hungareze të destinuara për kompanitë mund të jenë me grejs periudhë prej 3 vjetëve dhe me afat kthimi deri në 15 vjet.
Megjithatë sipas burimeve të TV21 nga sektori bankar, afati i kthimi më i gjatë se 10 vjet mund të jepet vetëm për projekte që kanë të bëjnë me investimin në objekte – salla prodhimi, ndërsa nëse investohet në makineri, atëherë kreditë do të jenë me afat kthimi prej 7-10 vjet.
Sa i përket negociatave rreth shkallës së interesit, ajo që dihet për momentin është se Qeveria, njëjti si në raste kur janë plasuar para përmes Bankës Zhvillimore, do ta kthejë shkallën e interesit prej 3,25% ndaj Hungarisë.
Por tani për tani nuk dihet sa do t’i paguajnë kompanitë bankave shkallë interesi dhe provizione për kreditë e marra dhe nëse edhe kjo shkallë e interesit do të subvencionohet nga shteti. Praktika e deritanishme është që këtë shkallë të interesit ta paguajnë kompanitë.
A do të mbetet ashtu, nuk dihet, për shkak se edhe pse u dërguan më shumë pyetje deri te Ministria e financave, mes të cilave edhe për subvencionimin e shkallës së interesit që do ta paguajnë kompanitë, për lartësinë e saj si dhe nëse edhe kompanitë e huaja në zonat e lira ekonomike do të mund të marrin nga këto kredi, nuk morëm përgjigje edhe pse u premtua para 24 orëve.
- Deklarata e kryeministrit është nga 3 deri në 15 vjet. A është kjo përgjigje politike që bankat të munden të mbeten deri në 10 vjet për plasman të kredive, në përputhje me politikat e tyre korporative. Thjesht bankat nuk do të ofrojnë mundësi mbi 10 vjet dhe si ju do të kontrolloni nëse ndonjë kompani ka dashur afat kthimi më të madh kur shërbimet e bankave e vlerësojnë rrezikun dhe mënyrën e plasmanit të parave.
- Të gjithë duan të marrin pjesë por realisht munden vetëm katër apo pesë banka. A keni tashmë radhitje se cila bankë sa do të plasojë?
- Shkalla e interesit. 3.25% e ktheni ju ndaj Hungarisë.
- A do të jetë shkalla e interesit ndaj bankave rreth 1.5% deri në 1.6%?
- A do ta paguajnë këtë shkallë të interesit kompanitë apo edhe këtë do ta subvenciononi? Përkatësisht, për shembull 4.85% do ta subvenciononi apo 1,6% do të paguhet nga kompanitë.
- A do të ketë takim të ri?
PYETJE SHTESË:
- A do të munden të konkurrojnë edhe kompanitë e huaja, ata që janë në ZZhTI-të për kreditë?
Sipas informacioneve, shkalla e deritanishme e interesit dhe provizionet që i paguajnë kompanitë bankave komericale për kreditë që kanë qenë nga Banka shtetërore për zhvillim, kanë qenë rreth 2%. Pikërisht kjo mbetet çështje e hapur mes Qeverisë dhe bankave komerciale dhe do të dakodohet gjatë kësaj jave.