Kredia hungareze dhe Odat Ekonomike, zvarritja nuk pengon, por për një pjesë ka ndryhim të çuditshëm të kushteve

TË FUNDIT

Odat ekonomike nuk hidhërohen që janë vonuar paratë nga kredia hungareze për shkak se u zgjerua lista se kush mund të konkurrojë për këto para. Sipas informacioneve, e gjithë procedura me kushtet dhe marrëveshjet është nga fundi, por ato përsëri nuk u gjendën në seancën e djeshme të Qeverisë. Por, një pjesë e biznesmenëve kanë qëndrime të ndryshme rreth ndryshimit që me paratë hungareze të mund të ndërtohen objekte komerciale energjetike, por jo për nevojat e veta nga resurset ripërtëritëse. Oda ekonomike është e kënaqur nga ndryshimi, ndërsa nga Lidhja e Odave ekonomike mbështesin zgjidhjen e vjetër.

“Ne mbështesim çdo financim nga burimet ripërtëritëse të energjisë që paraqet prodhim për nevojat e veta… Për shkak se vetë ministrja, nëse e mbani mend, tha se sistemi jonë elektro-energjetik nuk është në gjendje të pranojë aq shumë energji elektrike të prodhuar, por duhet të reformohet, ripërshtatet etj”, tha Dragan Pehçevski nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Përndryshe, të premten më 17 janar, qeveria në seancë me një pikë të vetme ndryshoi kushtet e caktuara dhe lejoi që çdokush që dëshiron të ndërtojë objekte energjetike nga burimet ripërtëritëse të mund të konkurrojë për paratë hungareze. Pikërisht tregtia me rrymë dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vogla, fotovoltaikëve dhe parqeve të erës ishte sektor në të cilin vitet e fundit shumë ish-politikanë e politikanë të tanishëm hapën kompani. Mes tyre djemt e Zaevit dhe Ahmetit, një pjesë e familjes Zaev-i, si dhe liderit të LSDM-së, Filipçe, ish-zv.kryeministri i ekonomisë Angjushev dhe ish kryeministri Kovaçevski. Nga ky biznes u largua kryeministri Hristijan Mickoski, pasi u bë lider i VMRO-DPMNE-së. Ministria e Financave, e cila i ka propozuar këto ndryshime, deri në këtë edicion të lajmeve nuk u përgjigj në pyetjet e parashtruara.

PYETJE DERI TE MINISTRIA E FINANCAVE

  1. U paralajmërua se dje në seancë qeveritare do të definohen kushtet dhe marrëveshjet sipas së cilave Banka Zhvillimore do të mund të miratojë mjetet për kredinë hungareze. Kjo nuk ishte në rend të ditës! Pse?
  2. Në seancën qeveritare, të premten, u ndryshuan kushtet në lidhje me atë se kush do të mund të konkurrojë për paratë hungareze. U lejua me këto para të mund të ndërtohen objekte komerciale energjetike. Pse u lejua kjo?
  3. A nuk paraqet kjo largim nga idetë fillestare për qëllimet e të cilave duhej të destinohet ky kredit?
  4. A ka tregti me fuqi, për shkak se një pjesë e madhe e ish si dhe politikanëve të tanishëm si dhe anëtarë të familjeve të tyre kanë hapur kompani për ndërtimin e kapaciteteve të tilla?
  5. Kush ka kryer presion që të vendoset kjo mundësi?
  6. Cili është qëndrimi personal i Ministres për financa në lidhje me këtë ndryshim?

STAND UP:
GORAN TEMENUGOV, GAZETAR TV21
“Që të respektohet transparenca deklarative do të ishte mirë në kamerë të përgjigjet nëse ka “tregti me fuqinë” për shkak se një pjesë e madhe e ish por edhe politikanëve të tanishëm si dhe anëtarë të familjeve të tyre hapën biznes në këtë sektor. Gjithashtu do të ishte mirë që të dihej se kush ka kryer presion për ndryshimet, por edhe të dëgjojmë qëndrimin personal të Ministres së financave rreth kësaj çështje”, raporton gazetari i TV21 Goran Temenugov.

Nga sektori bankar thonë se është mirë që edhe objekte komerciale energjetike do të mund të ndërtohen me paratë hungareze për shkak se Maqedonia ka mbetur pas në tranzicionin e blertë dhe andaj nevojitet edhe mbështetje nga shteti.

“Në atë aspekt, dëshirojmë të theksojë se linja kreditore që ka normë interesi prej 1.95% për shfrytëzuesin final ndoshta është një prej mënyrave të rralla që shteti të ndihmojë në tranzicionin e gjelbër, veçanërisht pasi që projekte të caktuara si për shembull parqet e erës janë tepër kompleks për realizim dhe financim”, thonë nga Asociacioni bankar.

Edhe Banka Popullore i mbështet të ashtuquajturait kredi të blerta për shkak se në shtator të vitit që lam pas, vetëm 4.4% apo 330 milionë euro nga të gjitha kreditë kanë qenë për tranzicionin e blertë.