Krasniqi kaloi në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos

TË FUNDIT

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e cila po merr pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë tashmë ka prekur gjysmëfinalen e kësaj gare.

Krasniqi ka fituar tri luftëra për të arritur deri në këtë pikë, derisa në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten spanjolle, Laura Martinezin, derisa para saj e ka mposhtur rusen Sabina Giliazova.