Krahasimi i Kosovës me Ukrainën dhe Donbasin është marrëzi, thotë Joseph

TË FUNDIT

-Krahasimi i Kosovës me Ukrainën dhe Donbasin është marrëzi, tha profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington Edward P. Joseph në intervistë për TV21. Sipas tij, ky krahasim nuk ka kuptim.

“Kosova ishte republikë, jo republikë, ishte krahinë me autonomi dhe Millosheviqi ua hoqi atyre autonominë në mënyrë të njëanshme. Por ata kishin pothuajse të njëjtat të drejta si një republikë. Beogradi në mënyrë të njëanshme e hoqi atë status, ata u shtypën për 10 vjet dhe në atë kohë Kosovën e udhëhiqte pacifisti Ibrahim Rugova.

Joseph thotë se është e pakuptimtë që Serbia po pozicionohet në atë mënyrë dhe po e shtyn çështjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

“Beogradi duhet të përgjigjet. Përgjigja është të respektojë fqinjët dhe të respektojmë realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe fqinj i mirë”, tha Joseph.