Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së dje mbajti mbledhje në të cilën ishin miratuar shumë vendime të rëndësishme në lidhje me përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të rregullt të partisë, të caktuar për 6 dhjetor në Kavadar.
“U mor vendim për zgjedhjen e delegatëve që do të marrin pjesë dhe do të vendosin në Kongres. Mbi 800 delegatë do të marrin pjesë në Kongres, ndërsa sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski u autorizua të përcaktojë listën përfundimtare të delegatëve në përputhje me statutin e VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu u formua këshill organizativ për përgatitjen e Kongresit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Në Komitetin Qendror ishte marrë vendim për shkarkimin e Ilia Stoilev nga vendi kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE Sveti Nikollë, pas rastit me keqpërdorimin e mjeteve në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Gjithashtu u mor vendim për shkarkimin e Goce Stoillovski nga vendi kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE Makedonska Kamenicë.
Në Komitetin Qendror u fol edhe për rezultatet nga zgjedhjet e fundit lokale ku VMRO-DPMNE realizoi fitore bindëse dhe historike të lartë që përfaqëson përgjegjësi për punë dhe arritje të rezultateve dhe premtimeve para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
