Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një shkrimi ka uruar reprezentacionin e futbollit për fitoren ndaj Italisë. Ai shkruan se kjo fitore është rezultat i punës dhe mundit, por mbi gjitha i dashurisë për fanellën e kombëtarës.
“Një fitore e pabesueshme që është rezultat i shumë punës dhe mundit, por mbi të gjitha dashurisë për fanellën e kombëtares. Urime trajnerit Milevski dhe gjithë skuadrës, nuk do ta harrojmë kurrë këtë mbrëmje”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.
